Politike

Dorëheqja e opozitës/ Balla nga Gramshi: Dëmton integrimin, PS ka mbështetjen e SHBA e BE

1 Mars 2019, 14:27 Nga DOSJA
Dorëheqja e opozitës/ Balla nga Gramshi: Dëmton integrimin, PS ka

GRAMSH- Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla j shoqëruar nga deputeti  Anastas Angjeli u ndalën në Gramsh për të diskutuar lidhur me situatën e fundit politike të krijuar në vend.

Në fjalën e tij, Balla tha se situata e krijuar, jo vetëm nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare, por mbi të gjitha dëmton rrugën europiane të Shqipërisë dhe le pa përfaqësim një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Balla u bëri thirrje përfaqësuesve të tjerë të opozitës të marrin mandatet dhe të përfaqësojnë qytetarët e tyre.

Sali Berisha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët. Sulmojnë deputetët e PS teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Sipas Ballës, Partia Socialiste është e gatshme të përfaqësojë të gjithë votuesit e tradhëtuar nga opozita.

Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të papërfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament. T’u themi: Ata ju tradhëtuan, por ne jemi të gatshëm t’u përfaqësojmë.

Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë. Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t’i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit, qofshin socialistë apo qofshin demokratë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve gramsh integrimi ne be taulant balla djegia e mandateve gramsh integrimi ne be taulant balla

Sondazh

Poll