Politike

‘Rrjedhje’ në LSI/ Kandidati i Gramshit pranon mandatin, shkon në KQZ dhe dorëzon formularin (EMRI)

1 Mars 2019, 11:00 Nga DOSJA
‘Rrjedhje’ në LSI/ Kandidati i Gramshit pranon mandatin, shkon

TIRANË- Dy ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxorri listën me 57 emrat që mund të marrin mandatin e deputetit dhe të zëvendësojnë kështu mandatet e opozitës, vijon rrjedhja në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas Ralf Gjonit dhe Ylli Shehut, që janë me një ‘këmbë’ brenda në parlament, një tjetër kandidat ka avancuar hapat.

Bëhet fjalë për Enver Roshin, kandidat i LSI në Gramsh. Roshi ishte i treti i LSI-së në Gramsh, ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke pranuar kështu mandatin e deputetit.

Roshi do të jetë një nga deputetët e rinj të parlamentit, pas djegies së mandateve të opozitës. Opozita dogji një javë më parë mandatet pas një vale protestash. PD, LSI dhe aleatët kërkojnë largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites enver roshi rrjedhje ne lsi djegia e mandateve te opozites enver roshi rrjedhje ne lsi

Sondazh

Poll