Politike

Samiti i Diasporës/ Rama fton Bashën për dialog: Kur do flasim?

1 Mars 2019, 11:18 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ Rama fton Bashën për dialog: Kur do flasim?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Dytë të Diasporës, nuk ka lënë pa thumbuar dhe opozitën. Rama gjatë fjalës së tij teksa fliste për arritjet e Shqipërisë dhe shqiptarisë nga samiti i parë i diasporës në samitin e dytë.

Numri një i qeverisë u shpreh se shqiptarët do të ishin më mirë nese nuk do të kishte armiqësi të brendshme mes shqiptarëve. Rama teksa foli për situatën në Shqipëri ashpërsoi gjuhën për opozitën duke thënë se kur flasin në gjuhë të huaj ata shajnë Shqipërinë dhe e kanë kthyer në mish për top, duke u bërë dhe një ftesë për dialog.

Unë nuk mund të bëj sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë dhe në Shqipëri situata është e qetë, kur shqiptarët janë kundër shqiptarëve, që luftojnë për mjedisin e vogël të politikës për interesa të vogla nuk ndodhë asgjë. Dhe kjo ka ndodhur në vendin tonë ku shqiptarët kanë dalë kundër shqiptarëve. Kjo nuk duhet të ndodh, as në shqip dhe as kur shqiptarët flasin në gjuhë të huaj dhe kthejnë mish për top vendin e tyre. Ata që e kanë bërë i ka mbuluar me turp, por është vonë që të mbulohen me turp. Atyre shqiptarëve që sot ishin të ftuar dhe nuk janë këtu, unë u them vetëm një gjë: Kur do flasim?

Gjatë fjalës së tij Kryeministri u shpreh se situata në Maqedoni është më mirë duke përmendur ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, por dhe Marrëveshjen e Prespës.

Nga samiti i parë në këtë në Kuvendin e Maqedonisë është folur shqip, ishte momenti kur shqiptarët u vendosën në shënjestër sikur të ishin shqiptarë të kategorisë së dytë. Fal ndërveprimit vëllazëror me përgjgjëgjëis kombëtare dhe me vetëdije të lartë politike këtu në Tiranë dhe në Maqëdoni, jo vetëm shqiptarët sot janë më mirë seç ishin dje, por ajo që për presidentin e Maqedonisë ishte e papranushme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni të Veriut dhe nuk do të kishte Marrëveshje të Prespës dhe nuk do të ketë Maqedoni të Veriut në BE. Sot ne e shikojmë se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët dhe në kur bashkohemi nuk na mund askush. Prandaj u bëjmë thirrje shqiptarëve në Tuz që të bashkohen dhe të tregojnë që janë bashkë.

Po ashtu Rama në fjalën e tij në Samitin e Diasporës nuk la pa përmendur dhe Kosovën, ku sërish reagoi me tone të ashpra për ndasitë që ka poltika atje. Sipas tij të gjithë duhet të bëhen bashkë dhe jo të lufotjnë me njëri-tjetrin për përfitime të vogla.

Sot Kosova dhe shqiptaria përmes Kosovës është përballë një sfide historike, pasi e vendos sot për 30 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë më penguese të rrezikshme se shqiptarëve u dalin përballë shqiptarët. Nuk ka më keq kur për hesape të vogla e kthejnë flamurin në armë, dhe luftojnë se kush ësthë ma patrioiti dhe kush është i miri dhe i keqi. Kosova ka treguar se shqiptarqët janë bashkë. Kosova që kemi sot nuk ësthë ende Kosova që duam. Nuk duhet të guxoj akush që flet shqip t’i thotë një shqiptari që ti je tradhtari dhe unë jam patrioti. Kush e bën këtë ësthë kërcënimi kryesor, për të fituar sfidën.

Në Tiranë prej ditës së djeshme ka nisur Samiti i Diasporës II, që do të zgja tre ditë. Ky samit është organizuar nga Qeveria Shqiptare dhe Minisitria e Diasporës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve te opozites edi rama samiti i dyte i diaspores dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve te opozites edi rama samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll