Politike

Djegia e mandateve të opozitës, ambasadorja gjermane takon kreun e KQZ-së

1 Mars 2019, 13:41 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës, ambasadorja gjermane takon kreun e

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Klement Zguri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren ne Gjermanisë në Tiranë, Susane Shultz. Ka qenë ambasadorja e Gjemranisë, ajo që ka shkruan në zyrën e Zgurit ku kanë diskutuar në lidhje me situatën poltike në vend dhe për mandatet e opozitës.

Në një njoftim nga bëhet me dije se ambasadorja gjermane është takuar me Kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri, i cili e ka informuar për aktualitetin dhe përgatitjet që po bën KQZ.

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Klement Zguri takoi Ambasadoren Gjermane në Tiranë, znj. Susanne Schütz. Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Sot në Komisonin Qendror të Zgedhjeve kanë qenë dhe tre kandidatë për deputetët nga radhët e LSI të cilët kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe  kërkojnë që të marrin mandatin e deputetit.

Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë dorëzuar lënien e mandatit, gjë që ësthë miratuar si nga Kuvendi dhe nga KQZ dhe ka nisur procedura për zëvendësimin e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja gjermane djegia e mandateve te opzites klement zguri kqz kriza politike ambasadorja gjermane djegia e mandateve te opzites klement zguri kqz kriza politike

Sondazh

Poll