Politike

Dosja Tahiri/ Pse vajti me urgjencë prokurori Arenc Çela në Itali, cila ishte prova që ndryshoi rrjedhën e akuzave?

1 Mars 2019, 10:53 Nga DOSJA
Dosja Tahiri/ Pse vajti me urgjencë prokurori Arenc Çela në

TIRANË-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli dje para gjykatës për Krimet e Rënda ku u njoh me akuzat në ngarkim të tij. Tahiri tha jashtë gjykatës se procesi ishte i montuar politikisht nga “treshja” e lidhur fort sipas tij “drejtësia, politika dhe krimi”. Ish-ministri shkoi më tej kur tha se këto 3 faktorë janë të lidhur si ‘ati, biri dhe shpirti i shenjtë’. (Lexo këtu).

Por çfarë ndodhi që akuzat për Tahirin ndryshuan?

Ish-ministri u hetua për 2 vite për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që prokuroria mbylli hetimet dhe çoi dosjen në gjykatë me 3 akuza, trafik droge, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Tahiri i quajti këto akuza të ngjashme me ato që u ngritën për kreun e bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Por çfarë ndryshoi rrjedhën e akuzave?

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për Dosja.al se 48 orë para mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë, një nga tre prokurorët që hetuan Tahirin, prokurori Arenc Çela ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar një vizitë blic. Nuk dihet cila ishte prova që Çela mund të ketë siguruar në Itali, por burimet theksuan se ka qenë kjo vizitë një nga arsyet kryesore pse hetimet janë mbyllur dhe akuza për Tahirin u ndyshua.

Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka ndihmuar grupin e Habilajve për të kryer trafik droge. Ai u hetua nga prokuroria për dy akuza, korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ndërsa çështja u kthye në mollën kryesore të debatit politik në vend. Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe u përjashtua nga PS.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arenc cela dosja habilaj dosja tahiri hetimet per tahirin saimir tahiri trafik droge arenc cela dosja habilaj dosja tahiri hetimet per tahirin saimir tahiri trafik droge

Sondazh

Poll