Politike

Samiti II i Diasporës/ Rama ftesë opozitës, Thaçi: S’ka shkëmbim trojesh në Kosovë

1 Mars 2019, 09:37 Nga DOSJA
Samiti II i Diasporës/ Rama ftesë opozitës, Thaçi:

TIRANË-  Sot është dita e dytë e ‘Samiti i II  Diasporës’, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme ku kanë marrë pjesë figura të njohura të politikës shqiptare. Gjatë sesionit të parë që u mbajt tek Pallati i Kongreseve, sot kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të politikës, artit dhe biznesit. Po ashtu ishte i ftuar dhe  Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe  krytari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë samitit ftoi opozitën dhe kryetarin Lulzim Basha të ulen në dialog për të zgjidhur krizën.

Po ashtu në këtë samit ishte i pranishëm dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ministri për Diasporën Pandeli Majko. Në këtë samit pritet të diskutohen  çështje të ndryshme të politikës shqiptare, por edhe vota e emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Pjesë e axhendës është edhe kreu i PD-së Lulzim Basha por ky i fundit refuzoi që të ishte i pranishëm pasi për të është një fasadë.

Zhvillimet orë pas ore në Samitin e Dytë të Diasporës

Ora 13:25- Ftesa e Ramës për opozitën, Majko pranon Metën si negociator: Qeveri tranzitore nuk do ketë

Majko komenton deklaratën e Ramës. Sipas Majkos shprehja “kur do flasim?” nuk ka qeveri tranzitore. Më tej ministri u shpreh se nuk është kundër Metës si negociator në dialog, pasi sipas tij të gjithë ata që nxisin dialogun janë të ftuar.

Ora 12:20-Samiti i Diasporës/ Rama fton Bashën për dialog: Kur do flasim?

Numri një i qeverisë u shpreh se shqiptarët do të ishin më mirë nese nuk do të kishte armiqësi të brendshme mes shqiptarëve. Rama teksa foli për situatën në Shqipëri ashpërsoi gjuhën për opozitën duke thënë se kur flasin në gjuhë të huaj ata shajnë Shqipërinë dhe e kanë kthyer në mish për top, duke u bërë dhe një ftesë për dialog.

Ora 11:49- Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës, vetëm po kaluan mbi trupin tim

Në Samitin e II të Dipasorës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se kurrë nuk do të ketë cënim të kufijve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë tha ai vetëm po kaluan mbi trupin e tij. Thaçi u shpreh nga ana tjetër se nuk ja heq asnjë njeri idenë e korrigjimit të kufijve dhe që të kërkohet që lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

(J.V/ F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci samiti i dyte i diaspores vota e emigrantëve edi rama hashim thaci samiti i dyte i diaspores vota e emigrantëve

Sondazh

Poll