Politike

"Qeveria s'ka fonde, mashtron me skema 3D"/ Akuzat e Ramës, Spahia: Bashkia Shkodër nuk krijon pengesa për projektet

Spahia u shpreh se Qeveria po bën sikur do krijojë mrekulli mirëpo nuk ka fonde për të mbaruar as projektet që ka nisur, si dhe shtoi se Bashkia nuk është bërë asnjëherë pengesë. 

2 Maj 2023, 13:28 Nga A.B
"Qeveria s'ka fonde, mashtron me skema 3D"/ Akuzat e Ramës,
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit Berisha-Meta akuzon Qeverinë se nuk ka fonde për të kryer projektet që prezantojnë në 3 D. Ditën e sotme, Spahia zhvilloi një inspektim në zonën e Rrjollit ku u takua me banorë të zonës.

Spahia u shpreh se Qeveria po bën sikur do krijojë mrekulli mirëpo nuk ka fonde për të mbaruar as projektet që ka nisur, si dhe shtoi se Bashkia nuk është bërë asnjëherë pengesë. 

"Traseja ka degraduar se është hapur në kushte të papërshtatshme. E tregojnë si sukses sikur po përfundon ndërsa ka më shumë se 1 vit që s'punon njeri këtu. Ka mungesë fondesh për rrugën Shëngjin-Velipojë, ashtu siç a për rrugën Shirokë-Zogaj dhe pretendojnë të na mashtrojnë prap me paraqitjen e skemave 3D për hyrjen e Shkodrës sikur do bëjnë mrekulli kur s'kanë lekë për të mbaruar këto që kanë filluar. Nuk e ka pasur asnjë pengesë nga Bashkia. Në kohë rekord i kemi dhënë lejet”, tha Spahia.             

 

bardh spahia

Sondazh

Poll