Aktualitet

Ekzekutimi në Lushnje, gazetari Dervishi tregon detaje rrëqethëse: U qëllua nga afër, gjetën copa truri 20 metra larg

1 Tetor 2019, 20:00 Nga DOSJA
Ekzekutimi në Lushnje, gazetari Dervishi tregon detaje

TIRANË– Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje rrëqethëse nga atentati i sotëm në Lushnje, ku humbi jetën Besmir Hida.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Dervishi u shpreh se nga biseda me një oficer policie, Hida ishte vrarë nga afër. 

“Truri i tij është stampuar në murin e pallatit. E kanë qëlluar nga afër. Kanë gjetur copa truri në pallatin 20 metra larg,“-tha Dervishi.

Hida u ekzekutua teksa po pinte kafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet tregtari besmir hida ferdinand dervishi vrasje ne lushnje ekzekutohet tregtari besmir hida ferdinand dervishi vrasje ne lushnje

Sondazh

Poll