Aktualitet

Tragjedia në Klos, 19-vjeçari i vrarë ishte djali i vetëm. U shua një familje

1 Tetor 2019, 16:22 Nga DOSJA
Tragjedia në Klos, 19-vjeçari i vrarë ishte djali i vetëm.

KLOS- Një krim i rëndë ndodhi sot në Klos, ku sipas Policisë, Sali Dakuci qëlloi me armë vëllain dhe nipin e tij duke i lënë të vdekur në vend. Por detaje të reja janë mësuar nga kjo ngjerja, e cila nisi si një sherr për një gardh dhe përfundoi në tragjedi.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Flogerti ishte djali i vetëm i familjes dhe kjo e rëndon akoma më shumë situatën.

Ndërkohë, në dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali, pasi familjet kanë vetëm vajza. I gjithë krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, aty ky jetonin të dyja familjet në Xibër në Klos.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos. Dy vëllezërit u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie, pikërisht për një gardh. Pas këtij sherri humbën jetën Kujtim Dakuci dhe djali i tij, Flogert Dakuci. Pas krimit autori, Sali Dakuci vrau veten.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flogert dakuci kujtim dakuci sali dakuci tragjedi ne klos flogert dakuci kujtim dakuci sali dakuci tragjedi ne klos

Sondazh

Poll