Aktualitet

Sekuestrohen 12.8 milionë Euro nga Policia në Holandë, në pranga dhe 2 shqiptarë

1 Tetor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Sekuestrohen 12.8 milionë Euro nga Policia në Holandë, në

HOLANDË- Gjatë një hetimi të zhvillaur në disa zona në Amsterdam, policia ka gjetur rreth 12.8 milionë euro në një banesë. Sipas mediave vendase mësohet se paratë janë gjetur gjatë kërkimeve për një grup kriminal që operonte në Holandë.

Më tej shtohet se kjo është sasia më e madhe e parave të drogës ndonjëherë. Gjatë hetimit, policia arrestoi edhe shtatë persona: tre kolumbianë, dy shqiptarë, një nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.

Hetimi nisi tre javë më parë, duke filluar nga një kolumbian, i cili merrej me trafikim të kokainës.

Autoritetet dyshojnë se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për këtë operacion. Të arrestuarit ranë në pranga në katër zona të ndryshme në Amsterdam

Bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës. Të dyshuarit jetojnë plotësisht nën radar dhe kanë shumë ndërtesa të shtrenjta në përdorim”, u shpreh Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam. Ai nuk përjashton mundësinë që do të ketë arrestime të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne holande policia holande arrestohen shqiptaret ne holande policia holande

Sondazh

Poll