Aktualitet

Atentati në Lushnje, Artan Hoxha i ashpër me Edi Ramën: Të veshë kamuflazh dhe të shkojë atje, të zgjidhë situatën

1 Tetor 2019, 19:46 Nga DOSJA
Atentati në Lushnje, Artan Hoxha i ashpër me Edi Ramën: Të

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Repolitix” ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. (Lexo këtu)

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se vrasësit e Besmir Hidës kishin dalë hapur në qytet për të dhënë mesazhin se ajo ishte territori i tyre. 

Të gjitha vrasjet në Lushnje, autorët e tyre nuk e vrasen mendjen se do ta marrin vesh kush e bëri. Po kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush e bëri. Ky njeri i paralajmëruar për t’u ekzekutuar, vritet duke pirë kafen e mëngjesit. Ndërkohë Fatos Latifi, babai i Zamirit, vazhdimisht ka kërkuar drejtësi. Ata kanë siguri që janë të paprekshëm. Ata thonë jemi ne, ky qytet është i joni. Rama të veshi kamuflazh dhe të zgjidhë situatën atje. Sot në mëngjes më mori një qytetar që qante. Më tha: Të thamë që do na vrasin? Ajo vrasje e bëra aq haptazi i fut tmerrin gjithë qytetit. Seriali nuk do të ndalet me kaq. Nuk ka për të mbaruar,”-tha Artan Hoxha. 

Hida u ekzekutua teksa po pinte kafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje artan hoxha ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje

Sondazh

Poll