Aktualitet

Kapet 617 kg kokainë e pastër në Brazil, pakot ishin me logon e klubit të ‘Elbasanit’ (Foto+VD)

1 Tetor 2019, 17:35 Nga DOSJA

BRAZIL– 617 kg kokainë janë gjetur dhe sekuestruar në Gefron të Brazilit. Dyshohet se droga kishte destinacion Europën, pasi pakot mbanin logon e “K.F. Elbasanit”.

Droga u kap më 2 shtator nga njësitë braziliane, të cilat e gjetën drogën të fshehur nën tabanin e kamionit me të cilin po transportoheshin. 

Në sajë të operacionit policia ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe një grua, të cilët dyshohen se janë të përfshirë me ngjarjen. 

Shoferi i kamionit ka rrëfyer në Policia se kishte marrë 10 mijë dollarë për transportin e drogës, ndërsa personi që kujdesej për të në fermë kishte marrë 2 mijë.

“Kjo është kapja më e madhe e vitit,”-tha për mediat vendase koordinatori i grupit të antidrogës. 

Sipas tij nëse një sasi e tillë kokainë do të dilte në treg do të kapte shifrën e thuajse 9 0 milionë dollarëve.

Ndërkohë autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës; cili vend ishte destinacioni i kokainës dhe cila është lidhja me klubin e qytetit të Elbasanit.

Ky operacion është zhvilluar 15 ditë më pas 137 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori u kap në Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brazil kokaina me logo elbasani kokaina ne brazil brazil kokaina me logo elbasani kokaina ne brazil

Sondazh

Poll