Aktualitet

Tërmeti dëmton Bashkinë Vorë, administrata transferohet në godinën ku janë zyrat e PS

1 Tetor 2019, 17:36 Nga DOSJA

TIRANË- Tërmeti që goditi të shtunën në 21 shtator vendin tonë ka lënë pasoja të mëdha. Zonat më të prekura kanë qenë Tirana, Durrësi dhe zona që bashkon këto qytete, ku bën pjesë dhe Vora.

Në Vorë janë dëmtuar dhjetëra banesa dhe godina të tjera, ku mes tyre është dhe bashkia e cila ka marrë plasaritje të shumta. Por dhe pse në votot e siguruara nga Dosja.al nuk ka çarje në punë, adminsitrata nuk vijon më aktivitetin aty.

 

Sipas një njoftimi të vendosur nga vet punonjësit e Bashkisë Vorë, bëhet me dije se në këtë godinë nuk po kryhet asnjë aktivitet dhe punonjësit janë transferuar diku tjetër.

Dosja.al ka mësuar se aktiviteti i Bashkisë Vorë, kryhet në të njëjtën godinë ku është dhe zyra e Partisë Socialiste. Po ashtu mësohet se ndërtesa në të cilën vijon punën bashkia është në pronësi të një prej funksionarëve të lartë në këtë bashki.

Ndërkohë që ende nuk dihet se si është marrë vendimi që bashkia të shpallet se një godinë që nuk mund të vijohet aktiviteti, pasi ende nuk janë bërë studimet të plota për godinat e dëmtuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia vore earthquake albania bashkia vore earthquake albania

Sondazh

Poll