Bota

'Kemi gjithë Perëndimin kundër...'/ Vuçiç poston në Instagram pak orë para takimit me Kurtin në Bruksel: Do të jetë e vështirë

Përmes një postimi në Instagram,Vuçiç shkruan se ky do të jetë një proces i vështirë, pasi sipas tij Perëndimi është kundër Serbisë. 

2 Maj 2023, 15:48 Nga a.l
'Kemi gjithë Perëndimin kundër...'/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pak para nisjes së takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Përmes një postimi në Instagram,Vuçiç shkruan se ky do të jetë një proces i vështirë, pasi sipas tij Perëndimi është kundër Serbisë. 

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim. Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll