Bota

Laborator droge në Itali, shqiptari kapet me 20 kg kokainë. E kishin mbajtur nën vëzhgim

Guardia di Finanza ka sekuestruar mbi 20 kg kokainë, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy shtetas në një fermë në provincën e Sienës.

2 Maj 2023, 15:27 Nga m.s
Laborator droge në Itali, shqiptari kapet me 20 kg kokainë. E kishin
foto ilustruese

ITALI- Guardia di Finanza ka sekuestruar mbi 20 kg kokainë, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy shtetas në një fermë në provincën e Sienës. Ngarkesa me drogë ndodhej në makinën e një shqiptari banues në Val d'Elsa, i cili tërhoqi vëmendjen e një patrulle kur u kthye në rrugë dytësore, ku vazhdoi me shpejtësi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte qenë nën vëzhgim për disa kohë dhe policia e ndoqi atë në oborrin e fermës së një shtëpie fshati të drejtuar nga një qen i racës Rottweiler. Falë një kontrolli në makinë u zbuluan 20 kilogramë kokainë, por edhe gjetjen e personit tjetër të arrestuar, një italian që banon në atë fermë.

Nga kontrolli i mëtejshëm në vilë u zbulua një “laborator droge” brenda në të cilin kishte tretës, reagentë të llojeve të ndryshme dhe para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash dhe blloqe laboratori. Tashmë dy personat ndodhen në burgun e Sienës, në dispozicion të prokurores Silvia Benetti, me akuzën e “trafikut të drogës”. Policia sekuestroi edhe telefona, disa prej të cilëve ishin të koduar, materiale të ndryshme për paketimin e drogës, përfshirë peshore preçize, si dhe vetë makinën. /Dosja.al

itali guardia di finanza shqiptari droge

Sondazh

Poll