Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e saj të statutit për Asosacionin

Ajo theksoi se Kosova është në Bruksel për të mbrojtur interesin e saj e asnjëherë për të bërë pazare.

2 Maj 2023, 15:26 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Osmani: Kosova duhet të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pak orë para nisjes së takimit, presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të ketë draftin e saj për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se nuk mund të lejojnë një draft nga një ekip menaxhues që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

E para e shtetit pas akademisë përkujtimore për masakrën e Studimes së Vushtrrisë ka folur edhe për çështjen e personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit. Ajo theksoi se Kosova është në Bruksel për të mbrojtur interesin e saj e asnjëherë për të bërë pazare.

Natyrisht se kemi shumë dyshime se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë se pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët e cila nëse nuk bllokohet nga ana e serbëve do të përfundojë sot dhe që partnerët tanë ndërkombëtarët të sigurohen se çdo premtim të zbatohet…”, tha ajo.

E para e shtetit bëri të ditur se ekipi menaxhues do të prezantojë një draft sot në Bruksel.

Pritjet e mia si presidente e republikës është se Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtuquajture ekip menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit të bëhet bazë e negociatave”, tha ajo.

Presidentja shtoi se Kosova të ketë draftin e saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me qëndrimin e shkruar të ShBA-së, dhe siguron që nuk preket territorialiteti, integriteti i shtetit e funksionaliteti i shtetit të Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

dialogu kosove-serbi vjosa osmani

Sondazh

Poll