Bota

Vuçiç niset drejt Brukselit, MESAZHI për Kurtin nga avioni: Po bën propagandë të ndyrë me ndihmësit e tij Kamberin dhe Vllasiun

Ai është shprehur se po zhvillon një betejë të ashpër me Kurtin dhe ndihmësit e tij, Azem Vllasi dhe deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke u shprehur se ata kanë bërë propoagandë kundër Serbisë. 

2 Maj 2023, 15:16 Nga a.l
Vuçiç niset drejt Brukselit, MESAZHI për Kurtin nga avioni:
Aleksander Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka fluturuar sot drejt Brukselit për takimin e nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku në rend ditë do të jetë çështja e të zhdukurve dhe draft-statutit i Asosacionit. Gjatë fluturimit, ai ka shfytëzuar rastin për të dhënë një mesazh për kryeministrin Kurti dhe shoqëruesit e tij. Ai është shprehur se po zhvillon një betejë të ashpër me Kurtin dhe ndihmësit e tij, Azem Vllasi dhe deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke u shprehur se ata kanë bërë propoagandë kundër Serbisë. 

Tash e disa ditë, veçmas dje dhe sot Albin Kurti është duke bërë propagandë kundër Serbisë në mënyrë brutale dhe të ndyrë, bashkë me ndihmësit e tij.  Janë inkuadruar të gjithë, nga Shaip Kamberi, Azem Vllasi. Të gjithë analistë, politikanë, po e kërvcënojnë Serbinë, po i rikujtojnë disa ditë të vjetra, flasin se si kanë luftuar për liri, po harrojnë se pikërisht serbët ishin ata që kanë luftuar për liri – jo vetëm kundër terroristëve por edhe kundër agresorit NATO.  Siç tha ai gjaku i Oliverit nuk do të kthehet, gjaku i Oliverit për liri nuk do të kthehet dhe nuk guxon të harrohet. Do ta kem parasysh këtë sonte. Rroftë Serbia, nuk ka dorëzim,” ka thënë Vuçiç. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Bruksel, ku pritet të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.   

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll