Bota

Draft-Statuti i Asosacionit sot në Bruksel/ Hoti: Kurti politikan që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se negocimi i statutit të asociacionit që do të diskutohet sot në Bruksel nga Kurti dhe Vuçiç, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.

2 Maj 2023, 15:38 Nga a.l
Draft-Statuti i Asosacionit sot në Bruksel/ Hoti: Kurti politikan që
Avdullah Hoti

KOSOVË- Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se negocimi i statutit të asociacionit sot në Bruksel nga Kurti dhe Vuçiç, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.

“Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij pavarësisht kësaj, ai dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashikohet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

avudllah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll