Bota

Kapet shqiptari me drogë në Greqi, policia kishte informacion për trafikun e kokainës

Mediat helene raportuan se të prangosurit ishin dy të rinj, një 24-vjeçar dhe një 32-vjeçar shqiptar

2 Maj 2023, 15:41 Nga m.s

Kapet shqiptari me drogë në Greqi, policia kishte informacion për

GREQI- Dy persona të akuzuar për "trafikim të lëndëve narkotike", njëri prej të cilëve shqiptar, janë arrestuar nga policia greke.

Mediat helene raportuan se të prangosurit ishin dy të rinj, një 24-vjeçar dhe një 32-vjeçar shqiptar. Në sajë të operacionit të ushtruar në banesat e tyre në Kypseli dhe Patisia, u gjetën dhe u sekuestruan 530 gramë kokainë, 7 gramë kanabis të papërpunuar, sasia prej 43 370 euro, sende të ndryshme me vlerë, 2 makina, 2 motorë dhe 4 celularë. Prangosjet e tyre u kryen pas hetimit të informacionit në lidhje me aksionin e të akuzuarve në trafikun e kokainës dhe kanabisit të papërpunuar në zonat e Galatsi, Patisia dhe qendra e Athinës. /Dosja. al

greqi kokaine droge shqiptar

Sondazh

Poll