Art&Argëtim

FOTOT/E veshur me fustanin ikonik të ‘Chanel’ dhe varësen prej diamanti 100 karatësh, Dua Lipa shkëlqen në Met Gala

 Fustani i veshur nga Dua fillimisht ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër të Chanel në vitin 1992, i dizajnuar nga i ndjeri Karl Lagerfeld.

2 Maj 2023, 09:37 Nga f.i

FOTOT/E veshur me fustanin ikonik të ‘Chanel’ dhe varësen

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa edhe këtë herë u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo kur hyri në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Lipa është bashkë-kryesuese e ngjarjes së këtij viti me temë "Karl Lagerfeld: A Line of Beauty", shkruajnë mediat e huaja.

Dua u shfaq me një fustan të bardhë me një korse në pjesën e sipërme, e cila theksonte linjat e këngëtares. Fundi i fryrë theksonte belin e saj të imët dhe ia shtonte pamjen elegante. Për të kombinuar fustanin e veçantë Dua zgjodhi të shtojë si bizhu, një gjerdan diamanti 100 karatësh të markës “Tiffany & Co”.

Fustani i veshur nga Dua fillimisht ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër të Chanel në vitin 1992, i dizajnuar nga i ndjeri Karl Lagerfeld.

met gala 2023 dua lipa

Sondazh

Poll