Art&Argëtim

"Renfield"/ Një version ndryshe i Kontit Drakula, a do të arrijë ndihmësi të shpëtojë nga Princi i Errësirës

Ndihmësi fatkeq është i detyruar të furnizojë zotërinë e tij me çdo gjë që do të kërkojë dhe të zbatojë të gjitha urdhrat e tij, sado të pamoralshme. 

1 Maj 2023, 15:48 Nga I.A
"Renfield"/ Një version ndryshe i Kontit Drakula, a do të
Nicholas Cage

SHBA- Filmi Renfield, me regji të Chris McKay, është një version krejtësisht i ndryshëm i Kontit Drakula. Me protagonist Nicholas Hoult në rolin e Renfield, personazhi mbështetës i Kontit Drakula, i cili luhet nga Nicholas Cage, tashmë del në pah dhe përpiqet që të jetojë jetën e tij larg shefit narcisist.

Në veçanti, Renfield (Nicolas Hoult) nuk është askush tjetër veçse krahu i djathtë i vuajtur i narcisistit më të madh në histori, Drakula (Nicolas Cage). Ndihmësi fatkeq është i detyruar të furnizojë zotërinë e tij me çdo gjë që do të kërkojë dhe të zbatojë të gjitha urdhrat e tij, sado të pamoralshme. 

Tani, pas shekujsh shërbimi, Renfield është gati të jetojë një jetë larg hijes së Princit të Errësirës. Ai vetëm duhet të kuptojë se si t'i japë fund kësaj marrëdhënieje të ndërvarur.

renfield chris mckay konti drakula nicholas cage nicholas hoult

Sondazh

Poll