Art&Argëtim

Planetët ‘shkundin’ shenjat, datat e rëndësishme që nuk duhet të harroni gjatë muajit Maj

Shenjat më të ndikuara do të jenë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori të cilat do të kalojnë një cikël ndryshimesh.

1 Maj 2023, 18:57 Nga k.m.
Planetët ‘shkundin’ shenjat, datat e rëndësishme
Meri Shehu

Brenda muajit Maj planetët do të bëjnë disa lëvizje si eklipset, tranzicionet dhe lidhje  midis tyre që do të sjellin energjinë për të ndryshuar dhe kërkuar më shumë. Në parashikimin mujor në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu rendit të gjitha datat që duhet t’u kushtojmë vëmendje përgjatë këtij muaji për të marrë më të mirën prej tyre. Shenjat më të ndikuara do të jenë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori të cilat do të kalojnë një cikël ndryshimesh.

Meri Shehu: Është një nga muajt e rëndësishëm të pranverës dhe që ka fenomene të rëndësishme në qiell që do të ndikojnë fort në jetën tonë. Kemi eklipsin hënor në datën 5, shumë i fuqishëm që kurorëzohet me hënë të plotë në Akrep. Kur ndodhin hëna të plota dhe eklipse në shenja si Akrep, Luan, Dem, Ujor ato zgjasin për më shumë se një vit, ndikimi i tyre sepse janë shenja shumë të qëndrueshme kështu që këto 4 shenja që përmenda do të bëhen pjesë e një ndryshimi shumë të madh në këtë periudhë.

Në datën 16 Jupiteri nga shenja e Dashit ku ndodhet afërsisht prej një viti, kalon në shenjën e Demit dhe të gjithë Demët e kanë marrë vesh që do hyjë planeti i fatit dhe i mundësive në jetën e tyre sepse kanë qenë shumë të lodhur vitet e fundit dhe mezi presin që Jupiteri t’u sjellë dhurata dhe t’u rregullojë jetën. Gjithmonë them që lidh Jupiterin edhe me fatin e gjërave të mira në dukje, por edhe me gjërat që ju ndryshojnë jetën, që mund të mos duken aq të mira por bëjnë një shtysë të madhe që të ndryshojnë gjëra të mëdha.

Kapërcimi i Afërditës në datën 7 nga Binjakët në Gaforre na bën të jemi më të ndjeshëm e familjarë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin me nostalgji ose të japim ëmbëlsi. Fundi i muajit nuk më pëlqen fare sepse futet Marsi në Luan pas datës 20, është shumë i bukur por sapo hyn përballet me Plutonin në Ujor. Kjo është një lidhje pak e dhunshme kështu që njerëzit që kanë temperament të fortë, të egër, ekspresiv dhe të papërmbajtur duhet të jenë shumë të kujdesshëm rreth datës 20 sepse energjia është më e madhe dhe inati rritet e mund të provokohen veprime të padenja ose që i nxjerrin njerëzit jashtë kontrollit.

4 Maj – Afërdita para se të hyjë në Gaforre bën një lidhje të vështirë me Neptunin dhe ata që janë të prekshëm mund të përjetojnë zhgënjime nga ana ekonomike.

20  Maj – Marsi në kundërshtim me Plutonin që mund të jetë një lidhje e dhunshme ose më e pakontrollueshme që i çon njerëzit në ekstrem.

Në përgjithësi ky muaj do ketë ngjarje të forta sepse eklipset që ndodhin, hëna e re në datën 19 që është në 10-ditëshin e fundit të Akrepit sjell ndryshime të mëdha te shenjat e qëndrueshme. Në këtë diagonale ky muaj do jetë shumë i fuqishëm./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Poll