Art&Argëtim

Aktori Michael J. Fox flet për sëmundjen e Parkinsonit: Nuk do arrij të jem 80 vjeç

Sëmundja e Parkinsonit e ka bëre aktorin Michael J. Fox të humbasë balancën dhe të thyejë kocka, por ai vazhdon të jetë optimist për të ardhmen.

1 Maj 2023, 15:48 Nga a.d
Aktori Michael J. Fox flet për sëmundjen e Parkinsonit: Nuk do arrij
Michael J. Fox

SHBA-Aktori amerkan Michael J. Fox, foli për sfidat e të jetuarit me sëmundjen Parkinson për më shumë se 30 vite dhe ekperiencat që ka patur me humbjen e balancës dhe thyerjes së kockave.

Intervista që ai dha në “CBS Sunday Morning,” ishte për të promovuar dokumentarin e tij “Still” që pritet të dalë më 12 maj.

Po troket në derë,”- tha aktori 61-vjeçar për sëmundjen.

“Po bëhet më  e rëndë. Cdo ditë bëhet më vështirë, por thjesht kështu është. Kujt t’i drejtohem për këtë?"

Fox, fitues i çmimeve Emmy dhe Golden Globe, u diagnostikua me sëmundjen Parkinson në vitin 1991, në moshën 29 vjeçare. Në atë kohë, po merrej me xhirimet e filmit ‘Doc Hollywood’, kur vuri re një tumor në gishtin e vogël të dorës. Lajmi se kishte një sëmundje, u bë publik vetëm disa vite më vonë.

Sëmundja e Parkinsonit  është një çrregullim progresiv dhe dobësues që shkakton lëvizje të pakontrollueshme, dridhje, të folur të paqartë si dhe vështirësi në balancë dhe koordinim. Kjo sëmundje është e përhapur tek meshkujt, edhe pse studiuesit nuk e dinë arsyen pse. Fox tha se ndërhyrja në shtyllën kurrizore për heqjen e një tumori, ka ndikuar në ecjen dhe qëndrueshmërinë e tij. “Tani unë thyej gjymtyrë”, tha ai. “Ky krahu dhe ky krahu tjetër. Theva fytyrën time. Theva dorën kur rashë.

Të rënit, theksoi ai, është një ‘vrasës i madh’ për njerëzit më këtë sëmundje. 

“Ti nuk vdes nga Parkinsoni. Ti vdes me Parkinsonin. Unë nuk do arrij të jem 80 vjeç.”

Pavarësisht sfidave të të jetuarit me sëmundjen e Parkinsonit, Fox shprehu se ka patur disa avantazhe, ndryshe nga të tjerët./TheWashingonPost

semundja e parkinsonit michael j. fox

Sondazh

Poll