Art&Argëtim

Serena Williams është sërish shtatzënë! Ylli i tenisit shkëlqen në Met Gala

Superylli i tenisit, 41-vjeç, shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur teksa ecte në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit në New York me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian.

2 Maj 2023, 08:09 Nga m.s
Serena Williams është sërish shtatzënë! Ylli i tenisit
Serena ne tapetin e kuq

SHBA- Serena Williams është në pritje të fëmijës së saj të dytë, pasi zbuloi shtatzëninë e saj teksa mbërriti të hënën në ceremoninë e Met Gala 2023.

Superylli i tenisit, 41-vjeç, shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur teksa ecte në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit në New York me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian.

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Alexis Olympia Jr., në 2017. Serena gjithashtu konfirmoi shtatzëninë me një postim në Instagram, ku tregonte fustanin e saj elegant Gucci.

“Isha shumë e emocionuar kur Anna Wintour na ftoi të treve në Met Gala”, shkroi ajo me humor në postimin e saj. /Dosja.al

serena williams tapeti i kuq met gala

Sondazh

Poll