Art&Argëtim

U shfaq duke qarë e në gjendje të rënduar, Fjolla Morina reagon për herë të parë pas videos virale duke kërcënuar

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Morina tha se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht.

1 Maj 2023, 16:44 Nga a.l
U shfaq duke qarë e në gjendje të rënduar, Fjolla Morina
Fjolla Morina

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë pas gjendjes së saj të shumëpërfolur disa javë më parë në rrjete sociale, ku shfaqej e përlotur dhe akuzonte disa persona për vajzën e saj.  Në një intervistë të fundit për “Prive”, Morina tha se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht.

Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

 Ajo gjithashtu shtoi se një deklaratë e saj në videon në fjalë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë të besohet sikur ajo i ka raportet e këqija me familjarët e saj.

Unë kam thënë nëse qoftë edhe nëna ime, vëllau, motra, shoqja apo kushdo që është, ka bërë diçka gabim ndaj meje, duhet dënuar. Jo që unë me familjen kam diçka problem, tamam puna”, theksoi Fjolla.

Gjatë kësaj interviste ka pohuar se ka gjetur një të dashur të ri dhe është shumë e lumtur në krahët e tij. 

fjolla morina

Sondazh

Poll