Art&Argëtim

Cara Delevingne rikrijon pamjen ikonike të Karl Lagerfeld përpara MET Gala

Ajo mishëroi në mënyrë perfekte pamjen e firmës së Lagerfeldit, nga flokët e bardhë, syzet e zeza të mëdha, te dorezat e zeza prej lëkure dhe këmisha e bardhë me jakën e madhe.

1 Maj 2023, 13:34 Nga m.s

Cara Delevingne rikrijon pamjen ikonike të Karl Lagerfeld përpara MET

SHBA- Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka shkelur në mijëra pasarela, dhe ka marrë pjesë shumë herë në Met Gala.

Vitin e kaluar ajo shkaktoi reagime me veshjen feministe dhe tejet provokuese që kishte veshur për Dior. Këtë vit, tema e Met Gala i kushtohet stilistit legjendar gjerman Karl Lagerfeld, i cili bëri histori si drejtor kreativ fillimisht i Chanel dhe më vonë i Fendi, duke krijuar gjithashtu markën e tij personale 'Karl Lagerfeld'.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne)

Marrëdhënia e Delevingne me Lagerfeld ka qenë e hershme. Modelja e njohur ka ecur në disa pasarela për Chanel, është bërë muzë e stilistit të famshëm dhe së fundmi ka bashkëpunuar me markën e Lagerfeld, e cila vazhdon të lulëzojë edhe pas vdekjes së tij, duke nxjerrë në treg një sërë veshjesh me firmën personale dhe markën e rrobaqepës gjermane.

Me një foto që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, Delevingne është shndërruar tërësisht në stilistin e famshmëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne)

 

Ajo mishëroi në mënyrë perfekte pamjen e firmës së Lagerfeldit, nga flokët e bardhë, syzet e zeza të mëdha, te dorezat e zeza prej lëkure dhe këmisha e bardhë me jakën e madhe. Kjo është veshja që do të veshë apo është thjesht një shije e parë e look-ut të saj? Askush nuk e di...

Mirëpo, me një publikim të tillë, jo vetëm që krijoi dyshime, por edhe konfirmoi se do të marrë pjesë në Met Gala të këtij viti, që do të zhvillohet të hënën më 1 maj në Nju Jork. /Dosja.al

cara delevingne karl lagerfeld met gala

Sondazh

Poll