Art&Argëtim

FOTOT- Rihanna habit me stilin... edhe shtatzënë!

Ylli i popit “postoi” në Instagramin e saj me momente të rralla nga shtatzënia e dytë

1 Maj 2023, 10:50 Nga k.m.
FOTOT- Rihanna habit me stilin... edhe shtatzënë!
Rihanna

SHBA- Rihanna mund të dalë më rrallë në publik, por ajo kujdeset që të bëhet virale çdo herë me stilin e saj. Ashtu si në shtatzëninë e parë dhe të dytë, Rihanna zgjedh të bëjë diferencën me veshjet e saj.

Shtatzëninë e dytë, të cilën e zbuloi live në finalen e "Super Bowl", ylli 35-vjeçar ka bërë disa postime në rrjetet sociale, duke postuar foto të djalit të saj.

Mirëpo, të dielën mbrëma, ajo ka postuar edhe foto të saja, duke treguar barkun e saj të fryrë. Rihanna këtë herë pozon në Instagram, e veshur me gëzof. Ajo ka veshur një fustan bardh e zi, xhaketë dhe kapele të ngjashme, ndërsa dizajni i syzeve, ka rikrijuar markën Chanel.

rihanna

Sondazh

Poll