Sport

VIDEO / Pamje të tmerrshme se si rrihet arbitri në mes të fushës…

Në ndeshjen mes Greenacre Eagles dhe Padstow Hornets, gjyqtari kryesor është rrahur brutalisht nga një futbollist dhe videoja e hedhur në internet ka tronditur njerëzit në mbarë botën.

1 Maj 2023, 17:36 Nga DOSJA
VIDEO / Pamje të tmerrshme se si rrihet arbitri në mes të

AUSTRALI - Skena të tmerrshme kanë ndodhur në Australi që tronditën mbarë botën.Në ndeshjen mes Greenacre Eagles dhe Padstow Hornets, gjyqtari kryesor është rrahur brutalisht nga një futbollist dhe videoja e hedhur në internet ka tronditur njerëzit në mbarë botën.

Në fund të ndeshjes, një lojtar i dënuar më parë ka zbritur nga tribuna në fushë dhe ka sulmuar brutalisht arbitrin, i cili ka pësuar lëndime të rënda, shkruajnë mediat vendase.

Në video shihet qartë se si një djalë godet me grusht arbitrin në fytyrë, dhe më pas vazhdon ta godasë në tokë, derisa të pranishmit ndaluan sulmuesin agresiv dhe qetësuan situatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll