Opinioni i Venecias, ish-kreu i KQZ, Kume: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
1 Tetor 2019, 17:06Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, deklaron se drafti i Komisionit të Venecias nuk duhet të keqpërdoret për çështjen e standardeve të 30 qershorit.
Në një intervistë për “Ora News”, Kume u shpreh se vlerësimi që Komisioni i Venecias për bojkotin e zgjedhjeve nuk duhet të merret si qëndrim për vlefshmërinë dhe standarde te 30 qershorit.
Lidhur me qëndrimin e kreut të shtetit, Kume thotë se Komisioni i Venecias nuk thotë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën.
“Këtij komisioni ju kërkua që të shprehej për atë se cila ishte mbështetja ligjore e Presidentit kur ai dekretoi datën 30 qershor si datë kur nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ajo që bën Komisioni i Venecias është jo vetëm analiza e saktë dhe profesionale e gjithçkaje të realizuara nga institucionet, por dhe çfarë i lejon ligji shqiptar. Venecia thotë se nuk ka qenë kushti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe presidenti e ka kapërcyer. Por ka një ndryshim mes shkeljes së Kushtetutës dhe kapërcimit. Nuk ka shkelje ligjore në rastin e Presidentit”,- tha Kume.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 iu është përgjigjur akuzave që Partia Demokratike ka bër...
Tiranë- Në një deklaratë për mediet ish-deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se Edi Rama dhe Erion Veliaj mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar t...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisw Socialiste,Taulant Balla ka folur në komisionin parlamentar të integrimit për vendimin e Gjermanisë pro &c...
TIRANË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman dhe theksoi se është një shenjë që aprovon se Shqipë...
Tiranë- Ditmir Bushati ka dhënë propozime konkrete në lidhje me procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.Ai ka propozuar disa amendime në projekt-rezolutën ...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar një letër bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, Gent Sejkos për çështjen e financime...
Tiranë- Tedi Blushi, zëdhënësi Presidentit ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me debatet televizive për raportin paraprak të Komisionit të Venecias për &cced...
Tiranë- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka reaguar ndaj deputetit Myslim Murrizi në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për komunitetin rom apo edhe për ...
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u përfshi në një debat me deputetin Lefter...