Politike

“Flet kështu se të bëri Rama ministre”, Spiropali debat të ashpër me Maliqin: Ty të bënë deputet

30 Shtator 2019, 20:39 Nga DOSJA
“Flet kështu se të bëri Rama ministre”, Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u përfshi në një debat me deputetin Lefter Maliqi.

Maliqi i tha Spiropalit se ajo flet kundër presidentit Meta, për shkak se mbron Ramën, pasi e ka bërë ministre. Ndërsa, Spiropali tha se edhe Lefter Maliqi ka të drejtë të bëhet me kë të dojë dhe të bëhet çfarë të dojë.

Lefter Maliqi: Flet sepse ti do të mbrosh Ramën, u bërë drejtoreshë.

Elisa Spiropali: Shumë mirë. Edhe ti u bëre deputet, kishe pushtet, ke akoma. Është ajo opozitë që s’do reformën në drejtësi.

Arjan Vasjari: Z. Maliqi ka qenë deputet i PD, është i majtë, është deputet i pavarur.

Lefter Maliqi: Unë të punoj, punoj.

Elisa Spiropali: Kur Meta të bëhet kryetar i LSI, bëhu deputet.

Lefter Maliqi: Unë s’jam me Metën, kush të tha. Jam me popullin.

Elisa Spiropali: Epo duhet të jetë dhe populli me ju. Por të paktën Lefteri e mori mandatin.

Lefter Maliqi: Ky është parlament qesharak. Shpenzon zv. Kryetari i Bashkisë 900 euro për një natë për të qëndruar në hotel.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati mes deputeteve elisa spiropali lefter maliqi debati mes deputeteve elisa spiropali lefter maliqi

Sondazh

Poll