Politike

Bushati me propozime konkrete: Ç’duhet të bëjë Kuvendi që të hapen negociatat me BE-në

1 Tetor 2019, 10:59 Nga DOSJA
Bushati me propozime konkrete: Ç’duhet të bëjë

Tiranë- Ditmir Bushati ka dhënë propozime konkrete në lidhje me procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Ai ka propozuar disa amendime në projekt-rezolutën e kuvendit, që përfshijnë dhe rekomandimet direkte që Kuvendi duhet t’iu bëjë institucioneve përgjegjëse për ngritjen e menjëhershme dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Ish-ministri propozon amendim të titullit të rezolutës nga “Çelja e negociatave” të bëhet “Mbështetje për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”, pasi sipas tij, Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Propozimet e plota të Bushatit:

Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.

Propozimet:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be propozimet e ditmir bushatit negociatat me be propozimet e ditmir bushatit

Sondazh

Poll