Politike

Negociatat/ Flet Balla: Mbështetja e Gjermanisë, konfirmim i rrugës europiane për Shqipërinë

1 Tetor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Negociatat/ Flet Balla: Mbështetja e Gjermanisë, konfirmim i

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisw Socialiste,Taulant Balla ka folur në komisionin parlamentar të integrimit për vendimin e Gjermanisë pro çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Balla theksoi se mbështetja e Gjermanisë është konfirmim i rrugës europiane të Shqipërisë dhe punës së Kuvendit me reformat e rëndësishme.

“Rishpreh në emër të grupit të PS mirënjohjen për qeverinë gjermane që mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Mbështetja e Gjermanisë është konfirmim i rrugës europiane të Shqipërisë dhe punës së kuvendit në jetësimin e reformave të rëndësishme, ku reforma më e madhe është ajo në sistemin e drejtësisë.
Ngritja e institucioneve të drejtësisë është në rrugë të mbarë. Të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë në këtë proces. Kushdo që u mundua të pengojë reformën në drejtësi mori përgjigje të qartë, kushdo që u mundua të pengonte zgjedhjet lokale mori përgjigjen e duhur”, deklaroi Balla.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania ok shqiperise negociatat me be taulant balla gjermania ok shqiperise negociatat me be taulant balla

Sondazh

Poll