Politike

Tedi Blushi sulmon Baton Haxhiun: Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin

1 Tetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Tedi Blushi sulmon Baton Haxhiun: Nuk lanë as agjentë të

Tiranë- Tedi Blushi, zëdhënësi Presidentit ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me debatet televizive për raportin paraprak të Komisionit të Venecias për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Duke iu referuar Baton Haxhiut, Blushi thotë se tashmë nuk ka mbetur asnjë agjent i UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.

“Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias. Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën. Jetojmë në kohë magjistarësh! Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz. Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!”, shprehet Tedi Blushi. 

Çfarë tha një ditë më parë Baton Haxhiu?

“Venecia i dha të drejtë Kushtetutës dhe parlamentit që vendosi të shkarkojë Metën. Meta e ka shkelur 5 here Kushtetutën, ja t’i rendis: me mosdekretimin e Lleshaj, Cakajt, çdekretimin e zgjedheve të 30 qershorit, dekretimin e zgjedhjeve më 13 tetor, por meqë s’kemi pasur gjykatë kushtetuese këto shkelje nuk janë evidentuar”, tha ai në emisionin “Open”

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu ilir meta raporti i komisionit te venecias per meten tedi blushi baton haxhiu ilir meta raporti i komisionit te venecias per meten tedi blushi

Sondazh

Poll