Politike

Ambasadori gjerman dritë jeshile pas Bundestagut: Asnjë kusht i ri për Shqipërinë

1 Tetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman dritë jeshile pas Bundestagut: Asnjë kusht i ri

TIRANË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman dhe theksoi se është një shenjë që aprovon se Shqipëria duhet të pranohet në BE. 

Gjatë prezantimit të kalendarit të Tetorit gjerman, Zingraf tha se vendimi i Bundestagut është një shenjë pozitive për Shqipërinë, pasi edhe pas hapjes së negociatave nuk do të ketë asnjë kusht të ri.

Zingraf shtoi se disa nga kushtet e vendosura mund të plotësohen edhe pas hapjes së negociatave.

Përsa i përket pjesëmarrjes së PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, ambasadori theksoi se ky ishte një sinjal për vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore.

Pjesë nga fjala e ambasadorit gjerman

Reformat e ndërmarra duhet të shkojnë më thellë në aspektet sociale edhe kulturore, duke depërtuar në shoqëritë tona. Nëntë pikat janë kushte dhe detyra që Shqipëria duhet t’i plotësojë pas hapjes së negociatave, nëse do të hapen gjithmonë.

Bundestagu gjerman dha një Po edhe qeveria federale do të shkojë në Bruksel. Debati në Bundestag ishte i thellë, me njohje të angazhuara. Kjo ishte një shenjë, një dëshmi Shqipëria do të pranohet në BE.

Bundestagu ka kërkuar disa kushte që duhet të përmbushen në një fazë ta parë edhe pastaj do të përmbushen në fazën e dytë edhe kushte të tjera. Është e rëndësishme që të marrim vesh së çfarë vendimi do marrin vendet e tjera të BE.

Unë jam i bindur plotësisht për këtë që zgjidhja për këto konflikte politike duhet të vijnë nga vetë partitë edhe nga institucionet kombëtare.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu gjerman peter zingraf bundestagu gjerman peter zingraf

Sondazh

Poll