Sport

Arteta nuk dorëzohet, nuk heq dorë nga Premier League: “Nuk ka mbaruar”...

Pas humbjes në Manchester që e bën Cityn të varet sërish nga vetja, trajneri bask i ka dërguar një mesazh besimi skuadrës së tij.

1 Maj 2023, 16:56 Nga DOSJA
Arteta nuk dorëzohet, nuk heq dorë nga Premier League: “Nuk ka

ANGLI - Pas udhëheqjes së Premier League për pjesën më të madhe të sezonit, ecuria e dobët e Arsenalit dhe presioni gërryes i Cityt, i kanë zbritur ‘Topçinjtë’ në vendin e dytë. Me fitoren e tyre të shtunën e kaluar në ‘Etihad’, 'Qytetarët' tashmë janë të varur nga vetja për të fituar trofeun e ligës.

Kjo e ka rrethuar me pesimizëm mjedisin e Londrës, por Arteta nuk pranon të dorëzohet. "Kjo nuk ka mbaruar," deklaroi ai në konferencën e tij të parë për shtyp të javës.

"Unë do të jepja shumë para, për të qenë në këtë pozicion në këtë pikë vitin e ardhshëm," tha ai. Pjesa tjetër e fjalës së tij nuk i sqaron aq shumë dyshimet për luftën për titull, pasi ai flet për kualifikimin në Champions League si një arritje të madhe. “Është diçka e vështirë për t'u arritur dhe jo shumë njerëz ishin optimistë për arritjen e saj (në fillim të sezonit)."

Arsenali do të luajë me Chelsean nesër në Emirates dhe Man.City ende ka Newcastle, Brighton, Nottingham Forest dhe Wolves përpara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll