Sport

E RRALLE! Klopp dëmtohet... duke festuar golin e fitores para gjyqtarit të katërt

Pas një skenari krejtësisht të çmendur mes Liverpoolit dhe Tottenhamit (4-3), Jürgen Klopp u dëmtua teksa festonte golin e fitores para gjyqtarit të katërt.

1 Maj 2023, 08:00 Nga DOSJA

E RRALLE! Klopp dëmtohet... duke festuar golin e fitores para gjyqtarit

ANGLI - Nuk jemi të sigurt se ky dëmtim do të prishë festën në Liverpool këtë të dielë. Pasi kryesuan 3-0, ‘Reds’ menduan se fitorja ndaj Tottenham, u iku nga duart pas golit të barazimit të Richarlison në kohën e shtuar. Por kjo ishte pa llogaritur një gol të Diogo Jotas, në sekondat e fundit të ndeshjes (4-3).

Ky ishte i mjaftueshëm për ta çmendur plotësisht Jürgen Klopp në stolin e tij. Euforik, trajneri gjerman nxitoi të vrapojë me shpejtësi drejt gjyqtarit të katërt për të festuar… Por në lëvizjen e tij, tekniku gjerman mesa duket i ka dëmtuar kofshën!

Gjatë takimit, ai u ndëshkua me karton të verdhë për protestë. “Festimi im nuk ishte i nevojshëm, por ajo që më tha arbitri kur më dha kartonin e verdhë, nuk është në rregull”, ka shpjeguar Jürgen Klopp në mikrofonin e Sky Sports pas takimit, pa dhënë më shumë detaje për vërejtjet e përmendura.

Por gjëja kryesore është diku tjetër për trajnerin e të kuqve, i cili pa skuadrën e tij të fitonte tre pikë vendimtare në luftën për Europën kundër Tottenhamit. 

Ishte një skenar Hitchcockian për skuadrën ‘Reds” në renditje. Me këtë fitore, skuadra e Jürgen Klopp është rikthyer përballë Tottenhamit dhe tani zënë vendin e pestë në Premier League pas 34 ditësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll