Sport

Mbrojtësi Jule Koundé, viktimë e një grabitjeje teksa luante në “Camp Nou”!

Goditje e rëndë për mbrojtësin e skuadrës franceze, Jules Koundé, i cili mbeti viktimë e një vjedhjeje këtë fundjavë.

1 Maj 2023, 16:24 Nga DOSJA

Mbrojtësi Jule Koundé, viktimë e një grabitjeje teksa

SPANJE - Në vitet e fundit, lojtarët e FC Barcelona kanë qenë rregullisht shënjestër e vjedhjeve në shtëpitë e tyre dhe më e fundit, ka të bëjë me mbrojtësin francez Jules Koundé. 

Sipas informacioneve të Mundo Deportivo, teksa ai ishte duke luajtur ndeshjen kundër Betis, persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e tij për t'i vjedhur pronën. Kur ai u kthye në shtëpi, ai vuri re grabitjen dhe njoftoi autoritetet si dhe klubin e tij.

Mbrojtësi Jule Koundé, viktimë e një grabitjeje teksa

Koundé, i ri në një seri të gjatë

Fatkeqësisht, Koundé nuk është lojtari i parë i Barçës që pëson këtë lloj fatkeqësie.  Lojtarë të tjerë si Ansu Fati, Samuel Umtiti, Jordi Alba, Luis Suarez, Arthur Melo, Philippe Coutinho dhe Kevin-Prince Boateng, kanë qenë gjithashtu viktima të vjedhjeve në shtëpitë e tyre. 

Në rastin më të keq, siç ishte rasti i ish-lojtarit të Barçës, Pierre-Emerick Aubameyang, ku kriminelët nuk hezituan të ushtrojnë edhe dhunë ndaj banorëve të shtëpisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll