Sport

"Eshtë marrëzi"... kjo ishte përgjigjja e Ancelottit për të ardhmen e tij...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pyetur për të ardhmen e tij. Dhe nuk mungoi t'i përgjigjet një thashethemesh për Brazilin.

1 Maj 2023, 15:38 Nga DOSJA
"Eshtë marrëzi"... kjo ishte përgjigjja e Ancelottit

SPANJE - Prej disa javësh, dyshimet kanë rrethuar të ardhmen e Carlo Ancelottit te Real Madridi.  Tekniku italian, i cili është ende nën kontratë me klubin ‘merengue’ deri në vitin 2024, a do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm? 

Ditët e fundit është shfaqur edhe një thashetheme për këtë temë, duke ngjallur interesin e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, për Ancelottin, por brenda një kornize specifike, me një ultimatum për të përfunduar marrëveshjen para 25 majit të ardhshëm. 

Pikërisht për këtë temë u mor në pyetje trajneri italian në një konferencë për shtyp të hënën. Dhe Ancelotti, pa zbuluar të ardhmen e tij, ende këmbënguli për të mohuar këtë afat…

“Nuk po flas për të ardhmen time. Por unë ju përgjigjem: ky afat është i pakuptimtë. Por nuk po flas për të ardhmen time. Nuk ka kufizim kohor, sepse nuk kam folur kurrë me askënd”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll