Sport

Galtier ndëshkon dhomën e zhveshjes, PSG-ja sot e gjitha në fushë për stërvitje!

Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, ka marrë një vendim të fortë pas humbjes (2-1) në shtëpi ndaj Lorient.

1 Maj 2023, 08:15 Nga DOSJA

Galtier ndëshkon dhomën e zhveshjes, PSG-ja sot e gjitha në

FRANCE - Këtë të dielë, ishte një kopje shumë zhgënjyese që PSG ofroi kundër Lorientit. Edhe sikur kartoni i kuq i Hakimit të mos ndihmonte, Parisi ishte tashmë prapa dhe shfaqi një frymë shumë të ndrojtur në Parc des Princes, duke e mbyllur ndeshjen me fishkëllima. 

Një paraqitje e përgjithshme që e detyroi Christophe Galtier të mos ishte i rezervuar përballë shtypit. “Asnjë lojtar nuk mund të jetë i kënaqur me lojën e tij sot. Pas një paraqitjeje të tillë, nuk mendoj se ka lojtar që mund të thotë “Unë bëra ndeshjen time”. Duhet të bësh më shumë kur ke ambicie për të qenë kampion,”- tha ai.

Galtier i pret të gjithë në stërvitje mëngjesin e kësaj të hëne!

Dhe Galtier, pas kësaj paraqitje zhgënjyese, vendosi të hidhte një hap të parë të fortë për të ndëshkuar dhomën e tij të zhveshjes. Zakonisht, trajneri parizien nuk heziton t'u japë lojtarëve të tij ditë pushimi për t'u rikuperuar, përfshirë edhe pas një paraqitje zhgënjyese. Por këtë here, lojtarët e PSG-së priten në stërvitje mëngjesin e kësaj të hëne…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll