Sport

Derbi i Stambollit hap kampionatin në Turqi. Besiktas fiton ndaj Galatasaray...

Besiktas mposhti 3-1 Galatasarayn duke hapur kampionatin. Tani diferenca vetëm 3 pikë

1 Maj 2023, 07:43 Nga DOSJA
Derbi i Stambollit hap kampionatin në Turqi. Besiktas fiton ndaj

TURQI - Lideri i ligës turke, Galatasaray është rrëzuar në tokën e Besiktasit, gjatë derbit të Stambollit (1-3). 

I huazuar nga PSG, argjentinasi Mauro Icardi hapi rezultatin 1-0 për mysafirët (20’). Por fillimisht, Saiss ka barazuar me kokë (35’), për ta mbylluar pjesën e pare në barazim 1-1. 

Pas pushimit, Hadziahmetovic (58’) kalon Besiktas në epërsi 2-1, ndërkohë që Vincent Aboubakar (90’+3) do të jepte goditjen përfundimtare të humbjes, duke firmosur fitoren 3-1 për Besiktas.

Pas kësaj ndeshjeje, Galatasaray tani është vetëm tre pikë përpara ndjekësit të tyre të Fenerbahçes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll