Sport

Në pamjet dramatike të Champions Leagues së Afrikës, fiksohet edhe një tifoz i armatosur me moto-sharrë në stadium

Raportohet se ultrasit e ekipit vendas arritën të futen në një magazinë ku mbaheshin mjete pune brenda stadiumit.

1 Maj 2023, 16:08 Nga DOSJA
Në pamjet dramatike të Champions Leagues së Afrikës,

TUNIZI - Forcat e sigurisë së stadiumit pretenduan se u kishin marrë edhe çakmakët dhe monedhat e hekurit tidfozëve para se ata të futeshin në stadium.

Por pamjet e fiksuara paraqesin edhe një tifoz është shfaqur me moto-sharrë në ndeshjen çerekfinale të Champions League në Afrikë, mes Esperance Sportive Tunis dhe skuadrës algjeriane të JS Kabylie.

Në fundin e pjesës së parë nisën trazirat mes tifozëve. Disa prej tyre ndezën një zjarr të madh në një dalje të stadiumit, ndërsa momenti më i tmerrshëm ishte kur njëri prej tifozëve është shfaqur me një moto-sharrë të ndezur në dorë.

Autoritet policore vendase ndërhynë dhe dhuna shpërtheu. Raportohet se ultrasit e ekipit vendas arritën të futen në një magazinë ku mbaheshin mjete pune brenda stadiumit. Policia është vënë në kërkim të tifozëve që krijuan këtë situatë në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll