Sport

Festa e “Scudettos": Treni ‘Azzurro’, falas për tifozët drejt “Maradonës”... (video)

‘Sogno Azzurro’ ka shërthyer në Napoli. Trenat dhe autobusët qarkullojnë falas në qytet

30 Prill 2023, 15:39 Nga DOSJA

Festa e “Scudettos": Treni ‘Azzurro’, falas për

ITALI - Pas përfundimin të ndeshjes Inter-Lazio, ku zikaltrit fituan 3-1, në Napoli ka shpërthyer festa e titullit të munguar prej mëse tri dekadash.

Treni ‘Azzurro’ u nis nga stacioni Montesanto në Napoli me tifozët drejt stadiumit “Maradona”. Treni udhëton gratis, - nënvizoi kompania hekurudhore, - falë mbështetjes së sponsorëve private, që i janë bashkuar projektit "Sogno Azzurro". Gjithashtu kostot e autobusëve “blu EAV” në qarkullim sot në qytet, u mbështetën nga sponsorë privatë që donin të merrnin pjesë në këtë moment feste”. 

Treni ‘Azzurro’ është në qarkullim në hekurudhën Cumana dhe, së bashku me autobusin ‘azzurro’ në shërbim në linjën Napoli-Monte di Procida, "ata do të shoqërojnë tifozët në stadium në këtë ditë të veçantë të festës sportive", nënvizoi Eav. 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll