Sport

VIDEO / Studenti dominon në Kupën e Shqipërisë në qitje!

Garat vazhdojnë në sportin e qitjes edhe me datë 6 maj me Kupën “Nënë Tereza” për tu përgatitur për Kampionatin Kombëtarë të kategorisë Senjor dhe Master me datë 27 maj.

30 Prill 2023, 14:28 Nga DOSJA
VIDEO / Studenti dominon në Kupën e Shqipërisë në

TIRANE - Federata Shqiptare e Qitjes Sportive ka zhvilluar sot aktivitetin “Kupa e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e 40 sportistëve nga 5 Klube të cilët kanë garuar në disiplinat pushke dhe pistolet 10 m me ajër në kategoritë: Të Rinjtë, Senjor dhe Master.

Rezultate shumë të mira u arritën nga sportiestët e rinj në kategorinë e pushkës Ilian Lati i studentit me 597.3 pikë duke kaluar rezultatin e kategorisë senjor dhe master ndërsa në disiplinën pistolet femra rezultati më i mirë ishte i Manjola Konini me 557 pikë.

Garat vazhdojnë në sportin e qitjes edhe me datë 6 maj me Kupën “Nënë Tereza” për tu përgatitur për Kampionatin Kombëtarë të kategorisë Senjor dhe Master me datë 27 maj ndërsa Kampionati i të rinjve do të zhvilohet në muajin qershor


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll