Sport

Tragjedi në Marok - Një tifoze 29-vjeçare humbi jetën në incidentet me policinë (video)

Ditë zie në Marok për 29-vjeçaren Noura, tifoze e Raya Casablanca, e cila humbi jetën për arsye të panjohura teksa po hynte në stadium.

30 Prill 2023, 14:06 Nga DOSJA
Tragjedi në Marok - Një tifoze 29-vjeçare humbi jetën

MAROK - Lajmi për vdekjen e një vajze 29-vjeçare, tifoze e Raya Casablanca, para ndeshjes me Al Ahlin, për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve Afrikane, është tronditës .

Sipas raportimeve në Marok, të cilat janë riprodhuar në Evropë, policia ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet që çuan në vdekjen e Nouras, me hyrjen në stadium.

Në atë kohë pati panik në njërën nga Portat, pasi tifozët pa bileta tentonin të kalonin me ata që kishin. Oficerët e sigurisë ndaluan hyrjen e të gjithëve, duke rezultuar në një grumbullim të madh , ndërsa policia u përpoq të shpërndante turmën me ujë, incidentet u përhapën.

Në rrethana të paqarta, sportdashësja 29-vjeçar është rrëzuar. Ajo u dërgua në spital ku përfundimisht u konfirmua vdekja e saj.

“Presidenti i Al Raya-s, Aziz El Badrawi, në emër të të gjithë anëtarëve të klubit shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e tifozes, Noura, e cila humbi jetën para ndeshjes së ekipit tonë kundër Al Ahlit ”, tha ai, në një deklaratë nga ekipi i Casablanca .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll