Sport

Gjykata vendosi, Ilari Blazi i merr Tottit vilën dhe një rrogë prej 12.500 erosh në muaj!

Toti dhe Blazi u martuan në vitin 2005 dhe i dhanë fund martesës së tyre pas 17 vitesh. Interesant është fakti se përgjegjës për prishjen e martesës është prezantuesja 41-vjeçare që tradhtoi Totin. Ndërkohë, Ilari ka ndërruar disa partnerë dhe aktualisht është në një lidhje me biznesmenin gjerman Bastian Müller.

30 Prill 2023, 13:56 Nga DOSJA
Gjykata vendosi, Ilari Blazi i merr Tottit vilën dhe një rrogë

ITALI - Gjykata civile në Romë mori vendimin e parë, ndonëse të përkohshëm, në proçedurën e divorcit mes Francesco Totti dhe Ilari Blazzi .

Siç raportojnë mediat italiane, gjyqtarët përcaktuan që vila luksoze dhe një çek prej 12 mijë e 500 euro në muaj i takojnë prezantueses së njohur televizive, e cila do të jetojë atje me tre fëmijët e tyre.

Gjykata nuk i caktoi fëmijët definitivisht Blazit, por vendimi për përkujdesje të barabartë për ta është ende në fuqi. Ky vendim mbetet në fuqi deri në përfundim të gjykimit. Dy fëmijët më të mëdhenj, djali Christian dhe vajza Chanel, do të kenë të drejtë të jenë me babanë e tyre sa herë të duan, ndërsa më e vogla Isabelle (7) do të qëndrojë me nënën e saj.

Toti dhe Blazi u martuan në vitin 2005 dhe i dhanë fund martesës së tyre pas 17 vitesh. Interesant është fakti se përgjegjës për prishjen e martesës është prezantuesja 41-vjeçare që tradhtoi Totin. Ndërkohë, Ilari ka ndërruar disa partnerë dhe aktualisht është në një lidhje me biznesmenin gjerman Bastian Müller.

As Toti nuk është vetëm, ai gjeti një frymë të re farefisnore te Noemi Boka. Futbollisti i njohur dhe modelja jetojnë së bashku në një apartament të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll