Sport

Kumbulla, mungesa e rradhë disa mujore e kuqezinjve, reagon FSHF!

Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

30 Prill 2023, 13:11 Nga DOSJA
Kumbulla, mungesa e rradhë disa mujore e kuqezinjve, reagon FSHF!

TIRANE - Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, u largua i dëmtuar ditën e djeshme nga ndeshja Roma-Milan.

Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

Ky dëmtim është padiskutim një goditje e fortë për lojtarin në një moment të rëndësishëm të sezonit por edhe për Kombëtaren shqiptare që humbet në këtë mënyrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes.

Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti Duka, trajneri Sylvinjo dhe stafi i tij janë pranë mbrojtësit kuqezi në këtë moment të vështirë për karrierën e tij, por janë gjithashtu të sigurtë se Kumbulla do të ngrihet pas këtij rrëzimi momental.

Presidenti Duka ka komunikuar mbrëmjen e djeshme me lojtarin “duke i uruar rikuperim të shpejtë për të qënë sa më shpejt në fushën e lojës me fanelën kuqezi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll