Sport

Toulouse fitoi mbrëmë Kupën e Francës, por rrezikon të mos luajë në Europë: “Klubi ka të njëjtin aksioner si AC Milani!”

"Ne i kemi dërguar të gjitha dokumentet Federatës Franceze të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Kemi pasur gjithashtu diskutime me Federatën, e cila na tha se i kemi absolutisht të gjitha kushtet”.

30 Prill 2023, 12:18 Nga DOSJA

Toulouse fitoi mbrëmë Kupën e Francës, por rrezikon të

FRANCE - Toulouse, i sapo promovuar në Ligue 1, e zgjidhi finalen që në pjesën e parë.  Futbollistët e Philippe Montanier kryesuan 4-0 në pjesën e parë, falë dopiedave të Logan Costa dhe Thijs Dallinga. Nantes shënoi në minutën e 75-të, pasi Ludovic Blas realizoi penalltinë, por Zakaria Aboukhlal katër minuta më vonë fiksoi rezultatin  përfundimtar 5-1.

Fituesit të Kupës së Francës duhet t'u garantohet një vend në Europa League, por një problem ka lindur për skuadrën franceze: “Klubi është në pronësi të të njëjtit aksioner (RedBird) si dhe AC Milan, ndaj rrezikon të privohet nga pjesëmarrja në kupat evropiane nëse italianët kualifikohen në Champions League ose Europa League”, shkruan  L'Equipe.

Megjithatë, Damien Comolli , presidenti i Toulouse, është i bindur se ekipi i tij do të marrë licencën e UEFA-s dhe do të mund të luajë në Europa League, me disa sinjale pozitive nga Federata Franceze e Futbollit.

"Ne i kemi dërguar të gjitha dokumentet Federatës Franceze të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Kemi pasur gjithashtu diskutime me Federatën, e cila na tha se i kemi absolutisht të gjitha kushtet. Nëse UEFA ka ndonjë pyetje për ne, ne do të jemi pranë tyre”,- tha Damien Comolli, sipas burimit të cituar.

Toulouse fitoi mbrëmë Kupën e Francës, por rrezikon të

RedBird Capital Partners është një kompani amerikane, që bleu klubin AC Milan në gusht 2022, për 1.2 miliardë euro. Dy vite më parë, RedBird bleu edhe 85% të aksioneve të klubit francez të Toulouse.

Me gjashtë raunde para përfundimit të sezonit, AC Milan aktualisht është në vendin e 4-të në Serie A, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League. Kuqezinjtë janë kualifikuar edhe për në gjysmëfinalen e UCL, ku do të përballen me rivalin e tyre të madh të Interit.

Për Toulouse ky është trofeu i parë i madh në historinë e klubit. Është gjithashtu diferenca më e madhe e rezultateve në një finale të Kupës së Francës, që nga viti 1970 e deri më tani, shkruan BBC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll