Sport

Luka Modriç shihet fshehurazi në Beograd…shkoi të takojë një grua!

Pas Novak Gjokoviçit, në listën e yjeve të mëdhenj që kërkuan ndihmën e serbesë së famshme ishte edhe kapiteni i kombëtares kroate dhe ylli i Real Madridit – Luka Modriç.

30 Prill 2023, 13:49 Nga DOSJA

Luka Modriç shihet fshehurazi në Beograd…shkoi të

SPANJE - Marjana Kovaçeviç u bë e njohur si mjekja që ndihmon yjet më të mëdhenj të sportit botëror të shërohen shpejt dhe të kthehen në fushë.

Pas Novak Gjokoviçit, në listën e yjeve të mëdhenj që kërkuan ndihmën e serbesë së famshme ishte edhe kapiteni i kombëtares kroate dhe ylli i Real Madridit – Luka Modriç.

Modriç ka qëndruar fshehurazi në Beograd në mënyrë që me ndihmën e doktoreshës Marijana të përpiqet të shërojë lëndimin e pakëndshëm të muskujve që e ndau nga fusha, mëson Sport Club.

Luka Modriç shihet fshehurazi në Beograd…shkoi të

Modriç u dëmtua në ndeshjen kundër Girona të martën e kaluar dhe fillimisht dukej se do të ishte gati për finalen e Kupës së Mbretit dhe ndeshjen gjysmëfinale me Manchester Cityn në Champions League. Mirëpo, pas analizave të hollësishme ka rezultuar se lëndimi është i një natyre më të rëndë dhe se ai është në pritje të pushimit.

Për këtë arsye vendosi të kërkojë ndihmën e mjekes Marijana. Pas terapive të saj të mrekullueshme, rikuperimi nga lëndimi kërkon shumë më pak kohë.

"Terapitë janë aq të forta sa një orë terapi zëvendëson një javë trajtim me çdo metodë në botë. Pra, nëse thonë se ajo duhet të pushojë një muaj, unë e zgjidh problemin për katër orë", zbuloi dikur doktoresha e famshme .

Lista e sportistëve që janë trajtuar prej saj është e gjatë... Nga Dejan Stankoviç, Andy Mario, Alexis Sanchez, Cristiano Ronaldo e shumë të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll