Sport

Modelja, që u licencuar si agjente e FIFA-s! Motra e futbollistit, 9 vite për statusin e ri: “Hyra në botën e futbollit pa u ftuar”... (foto)

“Jam shumë krenare që jam një nga të paktat femra në botë me këtë titull. Faleminderit atyre që nuk dyshuan kurrë tek unë. Ata e dinë se kush jam”.

30 Prill 2023, 11:51 Nga DOSJA

Modelja, që u licencuar si agjente e FIFA-s! Motra e futbollistit, 9 vite

ANGLI - Braziliania Hellen, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me vëllain e saj, Alex Telles, një futbollist nën kontratë me Manchester United, është kthyer në një agjente futbolli e licensuar.

Me të marrë lajmin, Hellen, e cila është edhe modele, foli për nëntë vitet e punës që u deshën për t'u njohur nga FIFA.

“Pak e dinë se çfarë do të thotë kjo për mua. Ky titull është rezultat i nëntë viteve përpjekjesh të përditshme për njohje. Në botën e futbollit kam hyrë e paftuar, pavarësisht se kam lindur në një familje që flet për futbollin 24 orë në ditë. 

M'u desh të trokas në derë, të dëgjohesha, të fitoja merita, t'i kundërvihesha shikimeve të dyshimta, të shmangia komentet mosrespektuese, të ikja nga qasjet e panevojshme… për t'u parë, por më shumë se kaq, për t'u respektuar. Dhe këtë vazhdoj ta bëj çdo ditë”,- ka thënë biondja bukuroshe, e cila është ngjitur shumë herë edhe në pasarelat e sfilatave.

Modelja, që u licencuar si agjente e FIFA-s! Motra e futbollistit, 9 vite

Nga 6.586 kandidatë, vetëm 1.962 morën licencën e FIFA-s

Për atë se si është të jesh një grua në këtë industri, ajo tha për The Sun: “Nuk kam fituar asnjë nga këto. ASGJE. Unë e meritoj të jem këtu, sepse e kuptoj këtë gjë që quhet futboll dhe nuk kam frikë ta them. Në fakt, jam shumë krenare që jam një nga të paktat femra në botë me këtë titull. 

Faleminderit atyre që nuk dyshuan kurrë tek unë. Ata e dinë se kush jam. Por falënderoj edhe ata që dyshuan. Më dhanë motivim. Dhe ata e dinë se kush jam unë. Ishin 6.586 aplikantë dhe vetëm 1.962 prej tyre morën licensën dhe të drejtën për të transferuar dhe përfaqësuar klientët në mbarë botën. Është vetëm fillimi…”.

Vëllai i saj Alex Telles, 30 vjeç, aktualisht është në huazim te Sevilla nga Manchester United. Javën e kaluar ai luajti kundër klubit të tij në Europa League, duke ndihmuar skuadrën e tij aktuale të kualifikohej në gjysmëfinale të kompeticionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll