Sport

Futbollistit "playboy" italian i ka mbetur në mendje një prezantuese argjentinase: "Ajo ishte më e rëndësishmja”… (foto)

Marco Borriello, ish-sulmuesi i Milanit, Romës apo Juventusit ndër shumë të tjera, njihet në Itali, por edhe më gjerë, si një “playboy” i vërtetë ndër vite dhe ka shumë marrëdhënie me femra tejet të “gjuajtura”.

30 Prill 2023, 11:21 Nga DOSJA

Futbollistit "playboy" italian i ka mbetur në mendje një

ITALI - Në një intervistë për Corriere dello Sport, ish-lojtari i kombëtares italiane, me të cilën ka luajtur 7 ndeshje, shpjegoi pse kishte kaq shumë marrëdhënie dhe paralelisht pse ndryshonte kaq shumë ekipe.

Marco Borriello luajti për jo më pak se 15 ekipe gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike.  Milan, Roma, Juventus, Genoa, Atalanta, Sampdoria dhe West Ham United janë emrat më të rëndësishëm, por ish-sulmuesi ka pasur eksperienca edhe në Empoli, Reggina apo Treviso. Ai i dha lamtumirën futbollit në janar 2019 nga Ibiza, ku zotëron një shtëpi ku kalon një pjesë të konsiderueshme të vitit.

Borriello shpjegoi, se u mërzit shumë shpejt me skuadrat, ku luante dhe kjo është arsyeja pse ai transferohej kaq shpesh. Ai pranoi se do të kishte dashur të kishte kaluar shumë më tepër kohë, te të gjithë karrierat e tij në fakt, por kjo nuk mund të ndodhte për arsye të ndryshme.

Ish-sulmuesi zbuloi se marrëdhënia që ende i qëndron në mendje është ajo që ka pasur me Belen Rodriguez, një modele dhe prezantuese televizive nga Argjentina. Përsa i përket marrëdhënieve që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij, Borriello ka pranuar se e do shumë veten dhe për këtë arsye, nuk ka mundur ta çojë kurrë një lidhje në “nivelin tjetër”. 

Futbollistit "playboy" italian i ka mbetur në mendje një

Ish-futbollisti zbuloi gjithashtu se marrëdhënia në të cilën ndihej më e mirë ishte ajo që kishte me Belen Rodriguez, aktoren dhe prezantuesen e njohur argjentinase. Në këtë intervistë, ai nuk foli fare për marrëdhënien me Mădălina Ghenean, e cila së fundmi kishte një lidhje me Nicolo Zaniolo, në kohën kur ai ishte ende në marrëdhënie të mira me ata të Romës, para se të transferohej te Galatasaray.

“Kam pasur disa histori në të kaluarën, por në fund gjithmonë kam zgjedhur veten.  Zakonisht futbollistët martohen shumë të rinj dhe më pas fillojnë të tradhtojnë. Isha vazhdimisht me veten. Marrëdhëniet e mia të rastësishme mund të numërohen në gishtat e njërës dorë, ato që përfshinin pasion të madh dhe nuk përfunduan në tabloide.

Ajo me Belen ka qenë lidhja më e rëndësishme në jetën time, kemi qenë bashkë për katër vjet e gjysmë. Ajo është një vajzë e zgjuar, por marrëdhënia jonë ishte një histori e papjekur. Por kur e takoj në Milano, e përqafoj, përshëndetemi me dashuri. Çdo mëngjes kur zgjohem, shikoj në pasqyrë dhe i them vetes "Të dua".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll